Prej më shumë se një viti jashtë ekranit, Ilva Tare zbulon detaje rreth formatit të ri që do ta rikthejë në media

26/09/2019 02:02

Ilva Tare sot në mbrëmje është shfaqur për herë të parë në Top Channel.

Ajo ishte e ftuara e parë e sezonit të ri televiziv “Soiree” me Jonida Shehun e cila ka folur për projektet e saj dhe kur do ta shohim në ekran pasi prej më shumë se një viti nuk ka qenë prezente.

Siç dihet Ilva Tare do të jetë në krye të televizionit informativ me famë ndërkombëtare, Euronews. Ajo ka treguar se në tetor do të nisë transmetimin Euronews dhe se ajo do të shfaqet në ekran.

“Datën e lançimit nuk do të ta them, por në tetor do të jemi në transmetim. Qasja që do të ketë Euronews Albania është rajonale. Do të flasim për përditshmërinë, lajmet, problemet dhe shqetësimet që kanë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Euronews Albania do të tregojë që ka një standard europian në realizimin e lajmeve. Do të jetë një revolucion në media”, është shprehur gazetarja e njohur.

Ilva Tare prej 8 vitesh ka qenë në krye të Ora News si Drejtoreshë Informacioni, por u largua për të nisur një tjetër rrugëtim të suksesshëm profesional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA