Policia e Tiranës, i ka dorëzuar në qendrën sociale “Të Qëndrojmë së Bashku”, në Kombinat, Tiranë një pjesë të ndihmave të grumbulluara nga kontributi i punonjësve të saj, ndërsa pjesa tjetër do shpërndahet në bashkinë Vorë, në familjet e tjera të prekura nga tërmeti. Në këtë qendër u strehuan 45 familje nga fshatrat e Tiranës, të cilat u prekën nga tërmeti.
Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi, së bashku me Prefekten e Qarkut znj. Suzana Jahollari, i kanë dorëzuar ndihmat drejtoreshës së qendrës dhe kanë marrë takim me familjarët e strehuar në këtë qendër. Znj. Jahollari dhe Z. Jaupi kanë falënderuar efektivët e DVP Tiranë për ndjenjën solidare dhe kanë theksuar edhe njëherë që në situata emergjente duhet të jemi të tërë bashkë.
Drejtoresha e Qendrës Sociale, Mimoza Agalliu, ka theksuar se në këto ditë të vështira i gjithë shteti i është gjendur pranë dhe ka falënderuar Policinë e Tiranës për kontributin e dhënë, pasi këto ndihma do shkojnë edhe për familjet në nevojë që trajton kjo qendër.
Top Channel