Postimin e mëngjesit në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ua ka dedikuar grave të cilat punojnë në maternitet dhe gjatë tërmetit të fuqishëm rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me mirënjohjen e thellë, për këto gra të jashtëzakonshme, të cilat kur tundej toka nga tërmeti e të gjithë vraponin të dilnin jashtë nga shtëpitë, dyqanet, restorantet e çdo vend i mbyllur ku i gjeti goditja e frikshme sizmike, rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna, ju uroj një ditë mbarë?” shkruan ai.
Ju kujtojmë se ditën e tërmetit, bluzat e bardha u kanë ardhur në ndihmë grave shtatëzëna, ku në maternitetin “Koço Gliozheni” kanë lindur 15 fëmijë.
Përmes një postimi në Facebook, mjekja Anika Dokle tregon situatën në spitalin në fjalë dhe se si stafi i tij është ende në gatishmëri për lindje të reja.
“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj, teksa publikon edhe një video ku shfaqet duke kërcyer me kolegët e saj për të kaluar panikun e krijuar.
Për të parë videon klikoni këtu: http://top-channel.tv/2019/09/22/ne-jemi-termeti-i-trete-reagimi-i-bluzave-te-bardha-video/
Top Channel