Në një prej fshatrave të Patosit është vënë në pranga 51-vjeçari dhe i është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën ai ka qëlluar në ajër.
Në orët e vona të mbrëmjes janë dëgjuar të shtëna me armë dhe është njoftuar menjëherë policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit A.B., 51-vjeç, banues në Fier dhe më pas arrestimin e tij.
Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pranë magazinës së tij. Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 3 krehëra me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Top Channel