Shtëpitë e dëmtuara në Golem/ Godina të vjetra dhe të reja që i shkatërroi tërmeti
25/09/2019 14:32
Në banesën e Eqerem Abdishajt, në fshatin Tilaj të njësisë administrative Golem, dhoma tashmë ka tre mure të plasaritur, pasi faqja e katërt e murit ka rënë.
“Kam 35 vite këtu. Isha brenda në kuzhinë dhe ndjeva lëkundje, u çova dhe u mbajta te parmaku i derës, pastaj dëgjova një zhurmë shkatërruese. Kur u bashkuam thashë falë Zotit jemi gjallë të gjithë, dëmet në shtëpi janë të pariparueshme”, shprehet banori Eqerem Abdishani.
“Uroj që shteti të vërë dorën në zemër për ne që të jetojmë si gjithë njerëzia”, tha Hamide Abdisheni.
Tërmeti ia ka rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike familjes Likaj, për këtë arsye ata janë detyruar që të jetojnë në shtëpinë e të afërmve të tyre në fshatin Golemas.
Top Channel