23/11 23:05
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, profesoresha “Emeritus”, Luljeta Bozo, ndau kujtime nga rinia e saj, por edhe nga koha kur bashkëshorti i ndjerë, kineasti Todi Bozo”, ishte ende në jetë.
“Ne me Todin kemi pasur një,,, ma merr mendja rrallë mund të ekzistojnë çifte që kanë shkuar aq mirë. Ne merreshim vesh pa fjalë fare. E nëse kam arritur edhe këto që kam arritur, ka qenë një faktor kryesor mbështetja, mirëkuptimi, dashuria e Todit,,,”, u shpreh ajo.
Profesoreshë Bozo kujtoi gjithashtu kohët kur bashkë me Todin udhëtonin drejt Vlorës për të pushuar, e nuk ngurroi të tregonte se Todi ishte një shofer aq i mirë, sa e krahasoi me humor me Michael Schumacher.
Top Channel