Pesë persona janë arrestuar pas një hetimi dy mujor të Policisë së Beratit, në bashkëpunim me Policinë e Mallakastrës dhe SHÇBA-në.

Të arrestuarit janë:

R., 53 vjeç, banues në Berat;

Xh, 34 vjeç, banues në Mallakastër;

S., 44 vjeç, banues në Mallakastër;

Xh., 31 vjeç, banues në Mallakastër;

Xh., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Për këta shtetas gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Osmënzezë, Berat, në Gjerbës dhe Selitë, Mallakastër, bimë të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar më parë nga Policia, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim” ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA