Një pallat shumëkatësh në sektorin ”Iliria” të plazhit të Durrësit është vlerësuar si i pabanueshëm për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti i fortë i 21 shtatorit.

Pallati është ndërtim i dekadës së fundit dhe është rrethuar me shirita bllokues për të shmangur hyrjen në të, si dhe dëmtimet e mundshme nga rëniet e suvasë në vazhdimësi.

E gjithë godina ka pësuar dëme të konsiderueshme strukturore brenda dhe jashtë, ndërsa banorët janë strehuar te të afërm dhe në shtëpitë e pushimit të ministrive që ndodhen në Plepa.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA