Ashtu si me çerdhet dhe kopshtet kompanitë e ndërtimit kanë nisur ti përgjigjen bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe përmbytjet. Veliaj vizitoi një familje në Petrelë.

“Kemi pasur një javë me lajme jo të mira, nga tërmeti te përmbytjet, por tani po vazhdojmë me lajme të mira. S’kemi pritur as tre ditë nga tërmeti, kemi filluar rindërtimin e shtëpive: filluan shtëpitë në Ndroq dhe në Kashar, tani po fillojmë shtëpitë në Petrelë. Mezi pres që edhe në shtëpinë e Xhevdetit të vijnë që sot inxhinierët. Është caktuar kompania që ka marrë përsipër ta rindërtojë, do vijë të bëjë matjet. Ata do të zhvendosin plaçkat e tyre te fëmijët dhe pastaj do fillojmë rindërtimin e shtëpisë”, ka thënë Veliaj.

Kryetari i bashkisë siguroi se brenda vitit të ri familjarët e dëmtuar do të kenë gati shtëpitë e rikonstruktuara.

“Shqipëria nuk e ka parë ndonjëherë një solidaritet të tillë. Do fillojmë vetë rindërtimin e shtëpive, sidomos në zonat e fshatit, ku shtëpitë janë monofamiljare dhe një kulm i prishur shkatërron jetën e një familjeje. Ndërkohë, po vazhdojmë me procesin e adoptimit të shtëpive pothuajse në të gjitha fshatrat e Tiranës. Besoj se shumica e familjeve, përfshirë edhe familjet e Xhevdetit, vitin e ri do ta hamë në shtëpinë e re”, shtoi Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA