Shqipëria bëhet sërish promovuese dhe mbështetëse e paqes dhe sigurisë, duke i propozuar vendeve të Kartës së Adriatikut, SHBA- A5, kontribut të përbashkët në misionin e NATO-s në Irak.

Pak muaj pas marrjes së kryesimit të Kartës së Adriatikut nga Shqipëria, shefat e shtabeve të përgjithshëm të Forcave të Armatosura  të A-5 u mblodhën në vendin tonë në konferencën e posaçme, ku u mbështet propozimi që Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të jenë pjesë e misionit të NATO-s në Irak.

Konferencën, ku merrte pjesë edhe zëvendëskomandanti i forcave amerikane në Evropë, gjenerallejtnant Stephen Twitty, e përshëndeti edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila nënvizoi intensifikimin gjatë dy viteve të fundit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikë në fushën e mbrojtjes. Ministrja Xhaçka theksoi edhe një herë qëndrimin e vendit tonë për politikën e dyerve të hapura edhe për Kartën e Adriatikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA