Në foto: Viktima Hemwand Ali Hussain

Tre persona, dy prej tyre shqiptarë, kanë dalë përpara trupit gjykues në Teesside, Britani e Madhe, pasi akuzohen për vrasjen e një indiani, Hemwand Ali Hussain.

Dorian Pirija, 31 vjeç, doli të hënën përpara trupit gjykues, ndërsa më parë seanca ishte zhvilluar edhe për shqiptarin tjetër, Anxhelo Xhaferi , 22 vjeç. Personi tjetër i akuzuar është Noza Saffari, 38 vjeç.

Hemwand Ali Hussain, baba i dy djemve të vegjël, u gjet i vdekur në një shtëpi në qytetin e Hartlepool, më 15 shtator.

Policia ka arrestuar tre personat e sipërpërmendur për ngjarjen, por nuk ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar drejt këtij krimi të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA