Në katin e tretë të një pallati pesëkatësh në rrugën “Ali Visha” në Tiranë. Tërmeti shkatërrimtar i fundjavës ka shkaktuar këtë plasaritje përgjatë gjithë kateve.
Shtesa është ndërtuar që në vitin 1994. Eta, një nga banoret më të dëmtuara e bleu hyrjen në vitin 2000, ndërsa Alvisi tre vjet më vonë. Nisën procedurat për legalizim, por pa sukses.
“Pas tërmetit të vjetshëm, erdhi njësia bashkiake dhe fotografoi, thanë që duhet të shembet. Njësia administrative thotë që është përgjegjësi e IMT-së. IMT-ja na thotë, nuk kemi asnjë informacion. Pak se ke paguar për dy dhoma e kuzhinë, e do të katandiset një dhomë e kuzhinë, duhet të shkosh edhe ti t’u thuash që hajdeni ma shembni. Bashkia duhet të na japë leje që ta rindërtojmë vetë. Jemi gati të gjithë ta bëjmë me fondet tona. Bashkia të na japë lejen”, thon=të qytetari.
Ndërkohë që filmonim një punonjës i Gjendjes së Emergjencave Civile të Bashkisë erdhi për të bërë verifikime në pallatin e dëmtuar.
“Këtu nuk lejohet kategorikisht të jetohet. Banorët duhet të vijnë tek Qendrat Sociale”, ka thënë punonjësi i gjendjes së Emergjencave Civile.
“Unë nuk pranoj të vij, thotë zonja, as unë nuk vij thotë banori tjetër. Unë shkova sot në bashki dhe më thanë se ata nuk mbajnë përgjegjësi. Atëherë edhe unë pyes, kush e mban përgjegjësinë në këtë situatë kafkeske?”, thotë zonja.
Top Channel