Pas një bojkoti 7 mujor Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të ulen për herë të parë përballë shumicës parlamentare në një tryezë edhe pse në nivel përfaqësimi teknik dhe jo politik.
Të huajt e shohin reformën zgjedhore si një ogur i mirë për të ulur palët në dialog, por a përkthehet ne këtë mënyrë edhe nga drejtuesit e opozitës kjo përpjekje e te ndërkombëtareve.
Akujt mesa duket nuk po shkrihen vetëm mes kundërshtarëve politik, por edhe me ambasadorin e OSBE-së, Benrd Bochard i cili pas shumë kohësh u shfaq në selinë blu për të biseduar sy më sy me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Marrëdhënia mes të dyve nuk ka qenë në nivelet më të mira sidomos pas qëndrimeve të diplomatit të OSBE për protestat e opozitës dhe kritikave të forta jo vetëm me fjalë por edhe me vepra nga opozita jashtëparlamentare në drejtim të tij.
Opozita do dërgojë tre përfaqësues nga partitë më të kryesore te koalicionit PD, PR dhe LSI në konferencën për problematikat e sistemit e cila ka si iniciatore jo vetëm OSBE, por dhe dy bashkëdrejtuesit e komisionit të reformës zgjedhore, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, të cilin opozita kërkon ta shohë në burg dhe jo përballë.
PËRFAQËSUESIT E OPOZITËS NË TRYEZË
Ivi Kaso-PD
Arjan Madhi-PR
Muharrem Çakaj-LSI
Top Channel