Dy tërmete të tjera janë regjistruar pas mesnatës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmetet janë regjistruar në Patok dhe në detin Adriatik.

Tërmeti i parë, në Patok, është regjistruar në orën 21:55. Magnituta ka qenë 2.6 dhe thellësia 24 km. Ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në orën 02:27,  në detin Adriatik. Magnituta ka qenë 2.7 dhe thellësia 16 km.

Bazuar edhe në raportimet e IGJEUM, nuk janë regjistruar lëkundje të tjera toke mëngjesin e sotëm.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel