Demi Moore ka rrëfyer se është përdhunuar kur ka qenë 15 vjeç nga një burrë që i kishte dhënë 500 dollarë mamasë së saj të alkoolizuar.

“Ishte përdhunim, por më shkatërruese ishte ndjenja e tradhtisë kur burri që më përdhunoi më pyeti: ‘Si ndihesh kur jot ëmë të prostituon or 500 dollarë?’” shkruan Moore, e cila sot është 56 vjeçe.

Dhe pse ngjarjet e asaj nate ishin shumë të frikshme, Moore është e sigurt që mamaja e saj s’e ka dhënë qëllimisht për prostitucion.

Kur gazetarja e pyetni nëse ndihej e shitur nga mamaja, Moorer tha se thellë në shpirt nuk ndihej ashtu.

“S’mendoj se ishte shitje e mirëfilltë, por e lejoi të më lëndonte”, thotë Moore.

FOTO GALERI
1/7
Mamaja e saj vdiq në vitin 1998

Top Channel