Flamur Noka, ish-ministër dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, akuzon ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, se është kthyer në nëpunës të kryeministrit Edi Rama.

Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Noka tha se Borchardt dhe Romana Vlahutin, ish-ambasadore e BE-së nuk thanë asnjë fjalë për kanabizimin e vendit. Sipas Nokës, ata kontribuan që edhe reforma në drejtësi të kapej nga kryeministri Rama.

“Mos ju duket rastësi që Shqipëria u kanabizua dhe as ky zyrtari i kabinetit të Ramës që fatkeqësisht është ambasador i OSBE, apo ajo zonja tjetër (Vlahutin), nuk u dëgjuan të jenë të gjallë. Unë po ju them që ambasadori Borchardt merr rrogën e OSBE, por sa i përket qëndrimeve është një nëpunës i zyrës së shtypit të Edi Ramës. Vlahutin ishte ligjërisht përfaqësuese e BE-së në Shqipëri, por faktikisht ishte një nëpunëse e Ramës pranë Komisionit Evropian. Me qëndrimet e tyre nuk ka provë më të madhe. Të gjithë kontribuan që reforma në drejtësi të kthehej në “Ramaformë”, tha Noka.

  “Vila 1.6 mln euro e Vlahutin”, Flamur Noka: Rama është mjeshtër për të korruptuar

  Flamur Noka plas “bombën” në Top Talk: Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA