Jetona Koçibelli

Tirana International Film Festival ka tashmë një histori 17 vjeçare. Ai lindi si një fëmijë i brishtë në një terren, që relativisht ishte i vështirë për kinemanë. Pas filmave nuk kishte diskutime në kinema dhe gjithcka kalonte aty për aty. Festivali më i rëndësishëm i filmit në vend, ka tashmë jetën e tij, derisa ka trokitur tashmë në derën e madhe të Akademisë së Artit dhe Shkencës në SHBA, OSCARS. Në rajon vetëm Festivali i Venencias e ka këtë mundësi. Cka e rendit TIFF në 94 festivalet më të mira në botë. Që prej një viti ai është përzgjedhur si një festival me të drejtën që fituesi i filmit të shkurtër të jetë pjesë e listës së nominimit në OSCARS. Në fund të fundit ky është edhe misioni një festivali, të përzgjedhë filmat më të mirë, t’i identifikojë, promovojë, shfaqë dhe premiojë ata.

Ky edicion i 17 i TIFF ka një ceremoni të vecantë sa i përket përzgjedhjes së filmit që pason ceremoninë. Kush flet për emrin e regjisorit Pedro Almodovar, patjetër ose i dashuron ose i urren filmat e tij. Duket se me të nuk ka rrugë të mesme. “Pain and Glory”, është filmi i tij i fundit i sapo shfaqur në Festivalin e Kanës.

Regjisori i ri grek Yorgos Lanthimos, do të jetë po ashtu i pranishëm në TIFF 17, kur të gjithë e kanë të freskët emrin e tij pas suksesit në edicionin e 89 të Academy Awards me filmin “The Favourite”. Film i cili doli triumfues me një OSCAR për Olivia Colman, si aktorja më e mirë protagonsite.

Në ceremoninë e vjetshme të TIFF regjisori Ali Asgar solli një aromë të kinemasë iraniane, e cila gjithmonë e më shumë po e rrit ndikimin e saj në botë. Cifti Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, të dy anëtare të Akademisë së Artit e Shkencës SHBA, do të jenë përgjatë javës TIFF me programin Retrospektivë. Farnoosh Samadi po ashtu dotë vlerësojë Oscar Nominated Short Films 2019.

Nëse I hedh një sy programit vëren filma të rëndësishëm, disa prej tyre fitues në festivale të kategorisë A. Këta janë filma që I përkasin konkurimit.

“The Father” i Petar Valchanov dhe Kristina Grozeva u shpall fitues në në Festivalin e Filmit Karlovy Vary të këtij viti. “Take Me Someëhere Nice” nga Ena Sendijarevic u shpall fitues në Festivalin e Filmit të Sarajevës, po në 2019. “The Van” i Erenik Beqirit u bë filmi I parë konkurues në Festivalin e Kanës. Apo filmi i regjisores nga Kosova Lendita Zeqiraj, “Aga’s House”, që konkuroi në garën zyrtare në Festivalin e Sarajevës.

Për të vijuar me “Cold November” nga Ismet Sijarina, Official Competition San Sebastián FF 2018
“Rounds” nga Stefan Komandarev, Official Competition Sarajevo FF 2019, “An Unforgettable Spring in a Forgotten Village” I regjisorit Kushtrim Bekteshi si dhe filmin mbyllës të TIFF 2019, premierën kombëtare të “Open Door” nga Florenc Papas, që kishte premierën botërore dhe konkurimin zyrtar në Sarajevo FF 2019. Për të lënë kështu një metaforë nëpërmjet një dere të hapur në mbyllje të festivalit.

Kinema Millenium dhe Agimi do të jenë dy destinacionet e filmit për një javë. Për një javë kryeqyeteti do t’i dedikohet filmit. 200 filma do të vijnë në ekranin e madh, filma të vështirë për t’u parë dhe ndjekur në festivale. Disa prej tyre me premiera kombëare dhe ndërkombëtare këtu.

Kinemaja i përket historisë po aq sa edhe artet e tjera. Ajo përjetëson edhe emocionet. Me ngjyra apo jo. Prandaj le ta shijojmë atë, nga 23 deri në 29 shtator. Tirana i përket ekskuzivisht filmit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA