24/05 15:52
Në ndeshjen e luajtur fundjavën e shkuar mes Kastriotit dhe Egnatias, e vlefshme për Kategorinë e Parë, zyrtari i Kastriotit Gazmend Vogli, ka goditur me shpullë gjyqtarin e katërt Endrit Zhuli.
Një ngjarje e rëndë në vetvete të cilën dhe më të rëndë e bën fakti që polici i pranishëm nuk ndërhyri.
Për këtë ngjarje, Komisioni i Disiplinës është në vonëse pasi ende nuk ka marrë asnjë vendim edhe pse ditën e djeshme u luajtën ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Pritet me mjaft interes vendimi që do të marrë Komisioni i Disiplinës për këtë ngjarje.
Kujtojmë që sezonin e kaluar, klubi i Kamzës u dënua me rënie nga kategoria, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti.
Top Channel