Jo vetëm oferta por edhe festë më Digitalb. Platforma e preferuar e familjeve shqiptare ka surprizuar me çmimet e saj banorët e Kolonjës. Vetëm 490 lekë do të kushtojë abonimi mujor ndërkohë që për çdo abonent të ri Digitalb ofron setin satelitor për 4990 lekë.
“Që prej datës 18 shtator Digitalb për rrethin e Kolonjës ka ardhur me një ofertë të platformës satelitore. Ju mund të blini parabolën, kartën smart dhe dekoderin për vetëm 4990 lekë, gjithashtu abonimi mujor kushton 490 lekë me plot 100 kanale shqiptare dhe ndërkombëtare”, tha Genta Tufa nga Digitalb.
Çmimi surprizues ka sjellë interesim të lartë të qytetarëve në njësinë e shitjes të cilët janë shprehur të kënaqur për këtë ofertë.
“Shumë e mirë në krahasim me kabllorin, jemi shumë të kënaqur edhe me ofertat”, tha një qytetar.
“Tani sapo erdha për ta marrë Digitalb-in, por edhe cilësia dhe çmimi janë normale. Janë normale edhe për Kolonjën që është një qytet i vogël me pak të ardhura, me ato problematikat që ka”, tha një tjetër.
Po më parë si ja keni bërë, çfarë keni përdorur?
“Po me kabllor, internet, gjëra të tilla. Por sot na erdhi kjo ofertë, që është shumë e mirë”, përfundon qytetari.
Top Channel