Zana Çela ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë më tepër detaje nga çelja e sezonit të ri artistik të TKOB, që këtë herë do mbledhë gjithë shqiptarët në dy mbrëmje të veçanta në datat 20 dhe 21 shtator, në sheshin Skënderbej.

Zana premtoi se dy mbrëmjet do jenë të paharrueshme dhe nuk duhen humbur nga asnjë, pasi përveç arieve e veprave operistike nuk do mungojnë as koncertalet.

Interesant është fakti qe të ftuar do jenë edhe këngëtarët e njohur Kamela Islamaj dhe Eugent Bushpepaj, të cilët do të performojnë materiale operistike.

Të pyetur nga Bieta, Eugenti dhe Kamela pranuan se ndihen shumë entuzistë dhe gati për te qenë pjesë e hapjes së madhe të TKOB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA