23/11 23:05
Pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së në seancën gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, avokati i këtij të fundit e konsideron si garanci.
Në një lidhje “live” me emisionin “Open” në Top Channel, Maks Haxhia tha: “Për mua pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane është një garanci edhe vëzhgëim që i bëjnë këtij procesi. Aq më mirë që ata janë në sallë sepse e ndjekin debatin.”
Sipas avokatit, përfaqësuesit amerikanë “ kanë krijuar bindjen se organi i akuzës nuk solli asnjë provë të vetme.”
“Nuk ka ndërkombëtar që t’i bëjë presion Gjykatës që të japë dënim pa patur prova. Nëse ky dënim bëhet pa prova dhe për hir të integrimit, atëherë nuk e duam këtë integrim.
Top Channel