Mazhoranca e gatshme për të rishkruar Kushtetutën. Socialisti Adnor Shameti e thotë në Top Talk

18/09/2019 17:39

Gjatë bashkëbisedimit në emisionin “Top Talk” me socialistin Adnor Shameti, ky i fundit u pyet nëse nisma e presidentit Ilir Meta është në fakt një tentativë e tij për të fuqizuar figurën e presidentit.

“Kushteta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar në mënyrë të qartë të gjitha të drejtat dhe kompetencat apo autoritetin që ka Presidenti i Republikës, në Republikën tonë parlamentare dhe nuk varet nga dëshira apo qëndrimi i Presidentit të Republikës, ndryshimi apo jo, shtimi apo pakësimi i kompetencave”, deklaroi ai.

Por a do të ishte mazhoranca dakord për një ndryshim të kushtetutës?

“Të paktën për momentin nuk ka asnjë nismë brenda grupit tonë parlamentar apo Parlamentit, për të ndryshuar, për të pasur një nismë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës, përsa i takon kompetencave të Presidentit të Republikës”, tha Shameti.

Nisur nga e gjitha kjo, mos ka ardhur vallë momenti për një rikonceptim të kushtetutës?

“Unë do të thosha “kurrë mos thuaj kurrë”. Përmirësimet ligjore qoftë ato kushtetuese janë të mirëpritura, pasi ligji duhet tu paraprijë zhvillimeve shoqërore, ekonomike dhe gjithçka tjetër që ndodh në një shoqëri. Në këtë kuptim, pse jo në të ardhmen, mbi bazën e nismave individuale apo kolektive të deputetëve të kuvendit mund të bëhet ndryshimi i kushtetutës”, sqaroi deputeti i PS-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA