
Një tregues mjaft i qartë se si politika ka nëpërkëmbur shërbimin diplomatik ka të bëjë edhe me shpërndarjen e pasaportave diplomatike.
Historia e vitit 97, me diplomatët shqiptarë që shkuan me panatallona të shkurtra në aeroportet e Londrës duket e vjetër. Por ajo është edhe aktuale. Ndoshta sot ata që mbajnë pasaportë diplomatike janë më të rafinuar dhe nuk bëjnë gafa të tilla. Gjithsesi mënyra se si e mbajnë pasaportën diplomatike është një skanadal më vete. Burime brenda Ministrisë së Jashtme konfirmuan për Top Story-n se Shqipëria, deri në vitin 2019, ka shpërndarë rreth 1900 pasaporta diplomatike. Ky është një numër dy herë më i lartë së Britania e Madhe që është supërfuqi botërore.
Ndërkohë numri i diplomatëve shqiptarë në shërbimin e jashtëm nuk është më shumë se 400 vetë.
“Në vite është keqpërdorur praktika e lëshimit apo e mbajtjes së pasaportave diplomatike apo dhe të shërbimit. Nuk e kam kuptuar sepse për mua ska pasur ndonjë avantazh mbajtja e pasaportës diplomatike. Ky është një mentalitet provincial i Ballkanit”, tha Ralf Gjoni, deputet.
=>Të gjitha lajmet nga Top Story
https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/394657734553651/
Top Channel