Artur Zheji paralajmëron se jemi përpara shpërthimit të një konflikti të vertëtë midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, të cilin ai e lidh me raportimin në Komisionin e Sigurisë të Helidon Bendos, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, analisti Zheji theksoi Bendo do të konfirmojë ose jo raportin e pretenduar nga presidenti Meta për djegien e Parlamentit më 8 qershor.

“Pritet një raportim i kreut të SHISH. Presidenti ka thënë: Mora një informacion të shkallës së parë se do të digjej Parlamenti. Nuk është shaka. Informacioni jepet në dy apo tre kanale. Të paktën kryeministri e ka patur. Kryeministri nuk e ka parë se ka qenë në fushatë. Mund ta besojmë këtë? Nëse të vjen një pikë e kuqe se do të digjet Parlamenti, ai thotë jam në fushatë. Nëse Presidenti ka gënjyer, atëherë është shumë e rëndë. Presidenti thotë që unë e kam raportin. Kjo është lufta”, tha Zheji.

Më tej, ai shtoi: “Ose do të hapet Kutia e Pandorës thellë dhe do të krijojë probleme, ose do të mbyllet me një negociatë të momentit të fundit për të mos i marrë vesh shqiptarët sekretet më të thella.”

  Artur Zheji në “Top Talk”: Pritet një konflikt i fortë Rama-Meta, Basha përfitues

 VIDEO E INTERVISTËS

Top Channel