Tri kundër argumenta kryesore nga Serbia do të përdoren për të penguar sërish antarsimin e Kosovës në INTERPOL,ka shkruar portali serb “Blic”.

Mbledhja që do të mbahet mes 15 deri 18 tetor, të këtij viti, do të merret vendimi nëse Kosova do të bëhet pjesë e organizatës kombëtare të policisë, pas katër tentativash, të cilat nuk kanë qenë aspak të suksesshme.

Derisa afrohet data e votimit, qeveria e Kosovës dhe Beogradi vazhdojnë aktivitetet diplomatik në mënyrë që t’ua prezantojnë argumentet e tyre shteteve anëtare. Argumentet e Serbisë mbeten të pandryshuara, shkruan “Blic”, transmeton lajmi.net.

“Pranimi i Kosovës në INTERPOL do të paraqet shkelje e mbi të gjitha statusit të organizatës. Në statut është e qartë se një shtet që nuk është anëtar në Kombet e Bashkuara, e as nuk merr pjesë në punën e tyre në rolin e vëzhguesit, nuk mund të jetë anëtare”, thuhet në qëndrimin e Serbisë. Kjo strategji shprehet qartë edhe me deklaratën e Rezolutës 1244, shton “Blic”.

Por, cilat do të jenë përparësitë dhe përfitimet e Kosovës në rast se arrijnë të bëhet anëtare e barabartë e INTERPOL-it?

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se anëtarësimi në INTERPOL do të ndikojë në aspektin pozitiv në shumë fusha, duke përfshirë në luftën kundër të gjitha llojeve të krimeve. Kjo, sipas tyre, do të ndihmonte dhe kontribuonte direkt në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve që ndërlidhen me luftën ndaj krimit të brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar.

“Po ashtu, efekte pozitive do të ketë lidhja e data bazave të INTERPOL-it me kufijtë e Kosovës, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe institucioneve relevante, e që do të ndihmonte në bashkëpunimin dhe marrjen në kohë reale të informacioneve”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se “bashkëpunimi i ndërsjellë, teknologjia dhe trajnimet e mundshme, do të ndihmonin në përfitimin e njohurive shtesë pozitive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA