“Jojo Rabbit”, komedia e zezë që ironizion Hitlerin, është fituesja e çmimit të madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Filmi satirik për Luftën e Dytë Botërore tregon historinë e një djaloshi të vogël në Gjermani që zbulon se e ëma është duke fshehur një vajzë hebreje në shtëpinë e tyre e nis e fantazon sikur e kthen idhullin e tij, Adolf Hitler, në një shok imagjinar.
Në rolet kryesore të filmit shihen aktorët, Scarlett Johansson dhe Roman Griffin Davis. Kjo fitore e fut filmin, “Jojo Rabbit” në listën e ngushtë të filmave që mund të fitojë çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë më 2020, pasi triumfi në Toronto konsiderohet një profeci e fortë në sezonin e çmimeve kinematografike.
Vitin që shkoi Green Book arriti të fitonte në Toronto dhe nuk vonoi shumë që të merrte vlerësim edhe në ceremoninë e Academy Awards. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me filma të tjerë fitues të oskarëve si Slumdog Millionaire, The King’s Speech, Room apo 12 Years A Slave.
I krijuar në 1976, festivali I filmit në Toronto, TIFF konsiderohet si një prej eventeve më të mëdha prestigjoze të këtij lloji në botë dhe e ka fituar me kohë reputacionin e parashikuesit të Oskarëve. “Jojo Rabbit” me regji të Taika Waititit, do të shfaqet në kinema nga janari I vitit të ardhshëm.
Top Channel