Realiteti i qeverisjes së Angela Merkelit nuk shkon me pretendimin që ka Gjermania për veten. Fjalimi i kancelares në Bundestag tregoi, se koalicioni nuk do t’i mbajë dot premtimet që bëri Merkel në politikën e jashtme.

Gati një gjysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëpër temat e mëdha të politikës botërore gjatë fjalimit në debatin e përgjithshëm në Bundestag (11.09). Për 15 minuta me radhë ajo u pa të ngjitej ngadalë në luaneshën e politikës globale, por pas disa ngecjeve në përshkrimet e realitetit gjerman u mblodh në fund si një mace në tabanin e fakteve.

Çfarë mund të realizojë ende ky koalicion?

Edhe pse Merkel, “liderja e botës së lirë”, në çështjet e mëdha si marrëdhëniet transatlantike dhe përgjegjësinë e Gjermanisë për multilateralizmin përpiqet të tregojë, “se cilat janë pritshmëritë ndaj nesh”, ajo vetë e di, se këto nuk ka për t’i realizuar dot një koalicion me socialdemokratët në krizë të vazhdueshme. Sepse jo vetëm tema e njohur, arritja e 2% të shpenzimeve të buxhetit për NATO-n, mbetet një temë e pa kompromis për socialdemokratët, pavarësisht, se sa e dëmton kjo marrëdhënien me qeverinë e Trumpit.

Nëse Merkel paralajmëron, se Europa në zgjidhjen e konflikteve në botë duhet “të lerë gjurmët e saj”, madje të “bëhet më prezente” në Siri, Partia Socialdemokrate përgjigjet me armën parimore. Sepse pikërisht tek tema e Sirisë luhet edhe një dramë e madhe e koalicionit, krahas luftës kundër IS-it. Pas dyerve të mbyllura debatohet fort, nëse do të vazhdohet mandati gjerman për avionët zbulues gjermanë kundër IS-it, mandat që përfundon në fund të tetorit. Të qenurit “prezent” ka pamje tjetër.

Shumë kurajoz madje të duket njoftimi i Merkelit, se Gjermania “do të japë kontributin e saj” që Libia të mos kthehet në një Siri të dytë. Prej vitesh Gjermania druhej të konfrontohej me Italinë dhe Francën, dy lojtarët kryesorë me përplasje interesash aty. Por tani, kur qeveria e përkohshme libiane, e mbështetur nga OKB rrezikon të zhytet plotësisht në kaos, Merkel paralajmëron nga një tjetër “luftë përfaqësuese”, dhe e shikon si “detyrën tonë” të pengohet pikërisht kjo. Por vështirë të përfytyrohet, se cilat vepra konkrete do të ndjekin këto fjalë me partnerin e saj të koalicionit.

Gjermania ngec tek teknologjia

Pas SPD-së, kancelarja nuk mund të fshihej më, kur erdhi fjala tek një problem tjetër: Gjermania nuk është në nivelin e kohës për sa i përket teknologjisë. “Këtë duhet ta pranojmë”, tha Merkel gati me zë të ulët duke pasur parasysh Kinën. Për të shtuar më tej, që mbrojtja e klimës dhe digjitalizimi janë çështjet kardinale që do të vendosin për mirëqenien e Gjermanisë në të ardhmen. Por këto tema, Merkel i kishte cekur që në fillim të mandatit të parë si kancelare – para 14 vjetësh. Me sa duket shumë punë kanë mbetur pa u bërë. “Për momentin nuk është problemi tek mungesa e parave”, sipas Merkel. Gjermania ka problem me kapacitete planifikuese.

Pra, para të taksapaguesve ka boll në zyrat e financave gjermane. Që megjithatë nuk bëhet shumë, kjo ka arsye të tjera. Ashtu si edhe për disa nga ambiciet e rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme – ato do të mbeten të parealizuara në muajt e mbetur të qeverisjes së koalicionit të madh.

*Marrë nga DW

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA