I njohur si qyteti i luleve, Elbasani duket se po i rikthehet traditës së tij të kopshtarisë.

Nuk gjen shtëpi elbasanase pa një kopsht të bukur me trëndafila. Në qendrën e formimit profesional në Elbasan së fundmi është hapur edhe kursi i kopshtarisë dhe interesi është në rritje. Dhjetëra të rinj do të bëhen kopshtarët e ardhshëm të këtij qyteti.

Menjëherë pas hapjes së kurseve të kopshtarisë, një bashkëpunim me interest të ndërsjelltë ka nisur mes Bashkisë së Elbasanit dhe Qendrës së Formimit Profesional. Kopshtarët e rinj, kursantët e kësaj qendre po bëjnë praktikën e tyre pranë institucioneve publike.

Pas hapjes së këtyre kurseve profesionale 15 kopshtarë të rinj I shtohen qytetit të Elbasanit. Ata mendojnë se kopshtaria do të jetë një mundësi e mirë punësimi për të ardhmen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA