Ndryshe nga konferencat e shkuara për shtyp, me një tonalitet të fortë edhe akuza frontale ndaj maxhorancës, presidenti Ilir Meta u përball me median, kësaj here duke e vijuar qetësinë e shpalosur në Komsionin Hetimor.
Falenderimet që mori në Komisionin Hetimor, ia ktheu me të njëjtën monedhë nga selia e presidencës Kuvendin, që ka përfshirë në këtë çështje Komisionin e Venecias.
Kreu i shtetit shprehu gadishmëri për të shkuar e iu përgjigjur çdo pyetje gjatë seancës të këtij komisioni me 11 Tetor. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, ishte ajo që Presidenti la të kuptohet se mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është duke u farkëtuar një marrveshje e re.
Presidenti mohoi që kjo krushqi e re mes Ramës e Bashës të ketë shkaktuar xhelozi tek ai. Megjithatë kritikat e forta në adresë të Ramës e Bashës për mungesë përgjegjshmërie nga të dy më shumë se sa një konstatim është treguesi se Ilir Meta pjesë e kësaj krize politike, po lihet për të dytën herë, jashtë marrëveshjes.
Sido të shkojë krushqia e re polike mes Ramës e Bashës, Ilir Meta tha se atë do ta kenë në presidencë deri në fund të mandatit pasi theksoi se ai është një president me një mision historik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin.
Kryeministrit nëse hapen negociat me 18 Tetor, ia garantoi shpërblimin.
Top Channel