Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar sot në emisionin “Top Talk” në Top Channel për të folur mbi strukturën e re policore që do të ngrihet, e quajtur FAST, dhe që do të përballet me nivelin e lartë të krimit të organizuar.
Kjo strukturë do të përbëhet nga 50 anëtarë që kanë qenë më parë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe që kanë shërbyer në misionet paqeruajtese në Irak dhe Afganistan.
“Kjo ka qenë një ide e ministrit të Brendshëm dhe e kanë parë të udhës të krijojnë një strukturë që vjen nga Forcat e Armatosura. 50-shja që të do të përbëjë FAST-in janë ish-pjesëtarë të FA-së, trupave komandove apo Forcave Speciale të ushtrisë. Këta janë pjesëtarë që kanë qenë në misione paqeruajtese në kuadër të NATO-s, në Irak, në Afganistan, Somali, Bosnje, pra janë trupa që kanë qenë në front me armikun. Këtu kam një lloj obieksioni në lidhje me këtë njësi sepse duhet të keni parasysh që forcat ushtarke trajnohen për një tjetër gjë dhe forcat policore trajtohen për tjetër gjë. Forcat ushtarake janë të prirura jo të parandalojnë, por të ekzekutojnë, ndërsa forcat policore janë më të përmbajtura”, tha Hoxha.
Gjithsesi, gazetari theksoi se FAST është trajnuar që të sillet si strukturë policore dhe se informacionet për kriminelët e rrezikshëm do i vijnë nga strukturat e tjera.
“Trajnimi që i është bërë këtyre trupave që të sillen si policë dhe jo si komando. Ata janë stërvitur si komando dhe tani janë trajnuar të sillen si policë. Ata do të kapin persona në kërkim të rrezikshmërisë së madhe dhe bëhet fjalë për persona që kanë prirje kriminale dhe mund t’i përgjigjen. Kjo skuadër do të ekzektuojë vendime të gjykatës ose urdhër-arreste ndërkombëtare, ndërsa informacionin do ta marrin nga një njësi tjetër”, u shpreh Hoxha.
Artan Hoxha e konsideron pozitiv faktin që një pjesë e djemve të ushtrisë, për të cilët është investuar kaq shumë, do të përdoren për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
“Ish-komandot kanë mbetur pa punë”, Hoxha: Po përdoren si ekzekutorë të grupeve kriminale
Top Channel