Operatorët kabllore vazhdojnë tu shesin qytetarëve programe të vjedhura pa u shqetësuar nga askush.

Erseka Sat është njëri prej këtyre operatorëve i cili vepron në zonën e Kolonjës, i cili ofron listën e kanaleve të Digitalb edhe pse nuk ka një kontratë me platformën ndërkohë që përveç të tjerash ofrohen edhe kanalet e supersport.

Qytetarët paguajnë për këto kanale të vjedhura 600- 800 lekë në muaj ndërkohë që tashmë Digitalb do të sjellë një ofertë të re në këtë qytet.

Përveç familjeve edhe në lokalet e qytetit mund të shihen lirshëm Top Channel, Top News por edhe ndeshjet sportive të cilat transmetohen në fundjavë ndërkohë që do të duhet reagimi i intancave për të ndalur këtë pirateri.

Operatori kabllor Erseka Sat ka një zyrë në qendër të këtij qyteti. Pikërisht këtu vijnë qytetarët për të bërë abonimin mujor të cilin e paguajnë 700 lekë. Edhe pse për momentin këtu nuk ndodhet askush kjo zyrë është funksionale ndërkohë që piraton të gjitha kanalet e Digitalb duke ua shitur ato padrejtësisht qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA