Djemtë që gjallërojnë Beratin, muzikantët interpretojnë në violinë dhe piano
11/09/2019 12:28
Ervisi dhe Ervini janë dy artistë që u japin gjallëri mbrëmjeve në Berat.
Ervisi luan në violinë dhe Ervini i bie pianos. Ata u kthyen në qytetin e lindjes sepse mendojne që Beratit i duhet muzika në mbrëmje.
Artin e duan qytetarët, por edhe turistët thonë ata ndërsa luajnë muzikë nga të gjitha zhanret dhe për të gjitha moshat.
Nëse do të ndryshosh botën thotë një shprehje e njohur, nise nga vetja. Këtë shprehje e kanë mishëruar dy muzikantët e rinj që me tingujt e artit të tyre thyejnë monotoninë e qytetit të lindjes.
Top Channel