Një lajm i mirë vjen për të gjithë tullacët!
Një grup shkencëtarësh besojnë se kanë zbuluar gabimisht një kurë që zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e rënies së flokëve.
Studiuesn të Universitetit të Manchesterit në Angli po punonin në gjetjen e një ilaçi për trajtimin e osteoporozës, kur gjatë testimeve vunë re që flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe më të dendur se normalisht.
“Në vetëm 6 ditë u rritën me dy milimetra. Ne as që e kishim menduar një gjë të tillë dhe fakti që e zbuluam, do të thotë që një ditë mund të bëjë diferencën tek njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve”, thotë Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit.
Shkencëtarët e kanë pagëzuar këtë ilaç me emrin WAY-316606.
Top Channel