Balerina e njohur shqiptare, Adela Lami, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth projekteve më të reja në Amerikë.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm me koreografët e “Dancing Ëith The Starts” në Amerikë, për bukuroshen 25 vjeçare trokiti një kontratë shumë e rëndësishme, që e bëri zyrtarisht pjesë të shoë-t të njohur “The Real Dirty Dancing”.
Adel tregoi se i gjithë ky sukses ka ndodhur falë punës së palodhur dhe këmbënguljes së saj për të vazhduar në rrugën që ka zgjedhur të ndjekë, edhe pse pranoi se në fillim e ka patur të vështirë të përshtatej me rregullat dhe disiplinën që ky profesion kërkon.
Megjithatë, Adel tha se nuk mungojnë rastet kur nga lodhja gjatë provave e përdor ndonjë fjalë apo sharje në gjuhën shqipe dhe fatmirësisht, atje nuk e kupton askush.
Top Channel