Mospërfshirja në skemën e subvensioneve bujqësore nuk i ka ndalur fermerët e njësisë administrative Frakull, të kultivojnë luleshtrydhe.
Konstandin Troka, një prej fermerëve më të hershëm të luleshtrydhes në fshatin Kafaraj, po përgatit një sipërfaqe prej 12 dynym sera, për kultivimin e këtij fruti.
Që prej 8 vitesh ai familjarisht merret me kultivimin e luleshtrydhes, duke përballuar vetë të gjitha shpenzimet. Investimi për këtë sipërfaqe me sera arrin në 70 milionë lekë të reja.
Edhe pse ka aplikuar për të përfituar nga skema e subvensioneve, ai nuk shpreson se mund të përfitoje pasi askush nuk ka bërë verifikimin e gjendjes fizike të tokës.
Në tokën e marrë me qira, ai po ndërton serat e reja te luleshtrydhes pasi me këtë aktivitet siguron të ardhurat financiare për familjen e tij.
Gjatë 2 viteve të fundit fermerët e kësaj zone kanë patur dëme të konsiderueshme financiare si pasojë e përmbytjes nga lumi Vjosë dhe mungesës së tregut.
Top Channel