Pastrohen plazhet e Vlorës/Turistët lanë pas pirgje me mbeturina edhe në Karaburun

10/09/2019 12:17

Edhe pse sezoni turistik në qytetin e Vlorës ende nuk është mbyllur,Shoqata e peshkatarëve të Orikumit si dhe Agjencia e Zonave të mbrojtura Karaburun Sazan kanë nisur pastrimin e plazheve të Karaburunit.

Aksioni ka nisur nga shpella e e piratëve, ku përveç mbetjeve të hedhura, shqetësues është dhe dëmtimi i stalaktiteve, ku lidhen anijet që ankorohen në shpellë.

Gjiret e vogla përgjatë Karaburunit që janë ndotur nga turistet që shkojnë atje me anije kanë nisur të pastrohen me ndihmën edhe të polumbarve.

“Katër kg mbetje për m2 në një plazh të vogël, dhe ajo çfarë mblodhën sot në këto plazhe të vogla ka qenë 700-800kg mbetje, mesazhi: ” Mos bëni pis””, shprehet Nexhip Hysolakoj.

Pastrimit të plazheve të Karaburunit gjatë fundjavës iu bashkuan dhe qytetarë të ardhur nga Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA