
Ndonëse deri pak më parë, një takim i mundshëm mes përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare dhe delegacionit të Komisionit të Venecias nuk përfshihej në kalendarin e takimeve të këtij të fundit, mësohet se nesër do të realizohet një i tillë.
Përmes një njoftimi për mediat, bëhet me dijeni se nesër, në orën 08:00, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha do të zhvillojnë një taki me delegacionin në fjalë.
Ju kujtojmë se Komisioni i Venecias vjen me një mision faktmbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mbi vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Takimet e tjera që do të mbahen ditën e nesërme i gjeni në artikullin e mëposhtëm:
Delegacioni i Venecias, zbulohet kalendari i takimeve për ditën e nesërme
Top Channel