Anija pëson defekt dhe përfshihet nga flakët, humbin 4 anëtarë të ekuipazhit

08/09/2019 22:15

Katër persona, pjesë e ekuipazhit të një anijeje e cila pësoi një defekt nuk janë gjetur akoma edhe pse kërkimet kanë filluar që në mëngjes.

Anija e tonazhit të rëndë e cila po transportonte automjete pësoi një defekt dhe mbeti e varur në anën e saj të majtë afër portit të St. Simons Sound në Georgia.

Rojet Bregdetare shpëtuan 20 nga 24 anëtarët e ekuipazhit, por operacioni i tyre i shpëtimit u ndërpre në momentin që anija u përfshi nga flakët.

John Reed, komandant i Sektorit të Rojeve Bregdetare Charleston, tha në një konferencë për shtyp se operacioni për gjetjen e 4 të humburve vijon akoma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA