04/12 09:54
Pasi shkatërroi disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, uragani ‘Dorian ka goditur Kanadanë.
‘Dorian’ ka goditur provincën Nova Scotia ku ka rrëzuar shumë pemë duke ndërprerë energjinë elektrike.
Siç raportohet deri më tani janë rreth 450.000 shtëpi pa energji elektrike. Uragani të shtunën goditi Halifax-in dhe tani është drejtuar për në Newfoundland.
Erërat e uraganit që po kthehet edhe në tmerrin e Kanadasë kapin një shpejtësi prej 160 km/orë.
Kujtojmë që Bahamas-i është vendi më i prekur nga uragani ‘Dorian’ dhe numri i të vdekurvë ka shkuar në 43. Autoritetet thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet.
Top Channel