Vetëm pak javë më parë në fshatin Xhuxhë të Mirditës u zbulua rastësisht një pllakë mjaft e veçantë.
Ajo përmban shenja enigmatike, të gdhendura disa mijëra vjet më parë.
Lajmi që u përpi nga vapa e gushtit nuk mori rëndësinë e kërkuar, edhe pse ne fakt zbulimi i saj ka një vlere te jashtëzakonshme. Është kjo arsyeja që grupi ynë menjëherë sapo është njoftuar për këtë zbulim ka udhëtuar drejt fshatit Xhuxhe, duke i paraprirë në këtë mënyrë zhvendosjes së kësaj pllake të gurtë në Tiranë, me destinacion Muzeun Historik Kombëtar.
Ne kërkuam të hulumtonim gjithçka pikërisht në vendndodhje, aty ku mijëra vjet më parë njerëzit patën gdhendur këto shenja, ndoshta për të lënë një mesazh nga prehistoria. Cili ishte ai ?
“Kjo ka qenë shkrimet ishin poshtë edhe e japin edhe shenjat atje kur është ngrejt, kur e ka ngrejt skrapi”, thotë Nikolle Kola.
“Do të thotë që çdo simbol ka një histori me vete”, shprehet Frrok Bardhi.
Por çfarë simbolizojnë shenjat prehistorike të gdhendura në këtë gur të veçantë ? Cili është datimi i tyre ? A ka një arsye që janë realizuar pikërisht në këtë vend ? Por flasim për shenja që sipas të dhënave përfaqësojnë artin prehistorik i zbuluar deri tani në Shqipëri vetëm në një grusht vendesh. Pra janë vërtetë të rralla dhe ne do ti gjurmojmë.
Sonte në 20 :10 rikthehet “Gjurmë Shqiptare“ e gazetarit Marin Mema, me këtë zbulim mjaft të veçantë dhe misteret që fshihen pas tij.
Top Channel