
25/02 22:59
Refije Muca, që prej një viti është punonjëse e policisë së qarkullimit rrugor në komisariatin e Fierit.
Brenda një kohe të shkurtër ajo ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës.
Ka shërbyer për 3 vite në komisariatin e policisë në Lushnjë dhe prej më shumë se një vit është bërë pjesë e policisë rrugore në Fier. Puna me koleget meshkuj nuk e ka penguar aspak në karrierën e saj.
Megjithëse ka hasur vështirësi me drejtuesit e mjeteve gjatë kryerjes së detyrës, Refia është e lumtur që bën pjesë në policinë e shtetit, ka qenë ëndrra e saj që në fëmijëri.
Top Channel