Selaniku ka hapur dyert për Ekspozitën e 84 Ndërkombëtare, ku marrin pjesë 18 shtete të përfaqësuara nga 1600 ekspozues, një eveniment që pritet të tërheqë më shumë se 300,000 vizitorë, ndërsa vendin e nderit sivjet e ka India.
Sipas traditës shumëvjeçare çdo kryeministër bën inaugurimin, mban një fjalim dhe në fund jep një konferencë shtypi për mediat vendase dhe të huaja ndaj me interes priten angazhimet e kryeministrit të ri Mitsotakis për 12 muajt e ardhshëm të qeverisjes së tij me moto kryesore “zhvillim ekonomik për të gjithë”.
Sipas burimeve qeveritare, ai do t’ju referohet katër akseve kryesore që do të sjellin këtë zhvillim si politikat tatimore, investimeve, marrëdhënieve të punës dhe dixhitalizimit administrativ, ndërsa do të prezantojë projektet e kabinetit të tij në Selanik dhe në rajonin e Maqedonisë.
Në fund të javës tjetër pritet të shpalosë strategjinë e tij, tashmë në opozitë, edhe kreu i Syrizës, Alexis Tsipras.
Mbërritja e kryeministrit Mitsotakis është shoqërurar edhe me tubime proteste nga sindikata të ndryshme të sektorit shtetëror dhe atij privat ndaj edhe sivjet policia ka marrë masa të rrepta sigurie duke sjellë në qytetin e dytë më të madh të vendit mbi 3000 foca policore.
Të parët që kanë filluar protestat kanë qenë sindikalistët e forcave të sigurisë dhe forcave të armatosura, ndërsa pasojë me një pjesëmarrje dinamike, shoqatat e studentëve dhe të punëtorëve.
Aleksandër Marku
Top Channel