Përdorimi i Kartave të Identiteti të BE-së për të hyrë në Britani do të ndalohet pas një artikulli të “Daily Mail” se përmes mashtrimit me to, kufijtë britanikë i kanë kaluar edhe kriminelë të rrezikshëm.
Sekretarja e çështjeve të brendshme Priti Patel po ndërmerr veprime urgjente, sipas disa mediave në Angli, pasi u zbulua shkalla e abuzimeve nga xhihadistë, agresorë seksualë, hajdutë etj, të cilët kanë përdorur dokumente të falsifikuara për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shkelësit më të mëdhenj të kapur në kufijtë britanikë këto vitet e fundit rezultojnë shtetasit shqiptarë që përdornin karta të rreme identiteti italiane dhe greke.
Aktualisht, të gjitha Kartat e Identitetit të lëshuara nga vendet e zonës ekonomike europiane, EEA, që përfshin të gjithë shtetet anëtare të bashkimit europian, plus Islandën, Lihtenshtejnin dhe Norvegjinë, pranohen në pikat kufitare britanike edhe në vend të pasaportës.
Një hetim i “Daily Mail” vitin e kaluar, i cili erdhi në mesin e rritjes së shqetësimeve nga shtimi i ndjeshëm i rasteve të kartave të rreme europiane të identitetit, tregoi se një e tillë mund të bëhej me porosi për vetëm tre ditë.
Top Channel