27/12 12:25
Pas 93 ditësh, Neymar Jr u kthye në fushën e lojës dhe këtë e bëri në miqësoren e përfaqësueses braziliane me Kolumbinë e përfunduar me rezultatin 2-2.
Sulmuesi 27 vjecar që është riaftësuar nga dëmtimi i pësuar në miqësoren me Katarin në prag të Copa America në muajin qershor, u bë protagonist në këtë përballje teksa i dhuroi assist Casemiros në golin e avantazhit të Seleçaos në këtë përballje, ndërkohë që shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij përfaqësuese
Mes këtyre dy golave të brazilianë, qëndrojnë ata të Kolumbisë që u shënuan të dy nga sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel, njëri prej të cilin ai e shënoi me 11 metërsh pas një prekje të topit me dorë të mbrojtësit brazilian Alx Sandro.
Top Channel