Është i pari që ka sjellë sportin e xhudos në Shqipëri.
Anton Shkoza, njeriu që tashmë qëndron i ulur në karrocën e invalidit, dikur ishte një kampion në artet marciale. Pasi emigroi jashtë vendit, ai u rikthye serish, për të sjellë në Shqipëri sportin që asokohe ishte i panjohur për ne.
Gjatë shërbimit si trajner i forcave speciale të policisë shqiptare, Shkoza vijoi edhe karrierën si xhudist teksa do të përfaqësonte Shqipërinë në lojërat olimpike në Australi, pësoi një dëmtim të rëndë.
Por pavarësisht se ka 20 vite në karrocë, Anton Shkoza vijon plot pasion të drejtojë 2 ekipet, atë Vllaznisë se Shkodrës dhe atë të Vau – Dejesit, që marrin pjesë çdo vit në turnet ndërkombëtare.
Për kontributin e tij në sport por edhe për inspirimin që jep tek brezi i ri, Shkoza është nderuar nga Federata Botërore e Xhudos me titullin “Mirënjohje e Veçantë”.
Top Channel