Prova të reja dolën në dritë në lidhje me rastin e vrasjes së një studenteje 19-vjeçare në Rodos të Greqisë. Të akuzuarit për vrasje, shqiptari Aleksandër Luca dhe greku Manoli Koukouras, kanë përshkruar atë që ndodhi natën e krimit.
Dy autorët e dyshuar fillimisht u takuan më njëri-tjetrin, për të paracaktuar përdhunimin e studentes greke. 20-vjeçari shqiptar, asokohe, dyshohet se i ka dërguar një mesazh përmes Facebook, Eleni Topaloudi për tu takuar.
Në orën 21:00 të 27 nëntorit 2018, dy të rinjtë u takuan dhe pak para mesnatës u njohën me studenten e re. Kur vajza shkoi në banesë me dy autorët e dyshuar, ndjeu frikë dhe siklet.
Shqiptari dhe greku, akuzohen se ushtruan dhunë fizike ndaj studentes. Më pas e kanë kërcënuar me thikë dhe e mbytën në përpjekje për ta detyruar atë në veprime të tjera të papërshtatshme.
Pas krimit, greku e ka fshirë llogarinë e tij në Facebook. Hetuesit shprehen se kur vajza po torturohej, nëse njëri prej tyre do të dëshironte të reagonte, mund të ndihmonte studenten që të largohej, por kjo nuk ndodhi.
23-vjeçari grek Manoli Koukouras dhe Aleksandër Luca janë arrestuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis në ishullin Rodos të Greqisë më 27 Nëntor. Hetuesit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej.
Si pasojë e dhunuan dhe kur vajza humbi ndjenjat, besuan se e kishin vrarë. Për të fshehur krimin, e hodhën studenten në një shkëmb buzë detit. Besohet së e reja, vdiq nga plagët e shkaktuara nga hedhja e trupit nga lartësia.
Top Channel