Tirana është përzgjedhur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një nga 10 qytetet që kanë patur performancën më të mirë financiare

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, së bashku me kryebashkiakë dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, të cilët diskutuan mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillim e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

Veliaj tha se bashkia e Tiranës po aplikon pranë qeverisë shqiptare për t’u licencuar si operator i një zone të lirë ekonomike në zonën e Kasharit, që do t’i japë një tjetër impuls zhvillimit ekonomik.

“Po aplikojmë pranë qeverisë shqiptare që të licencohemi si operator i një zone të lirë ekonomike. Është një zonë që kemi përzgjedhur në Kashar, rreth 60-70 hektarë, të cilën duam t’ua ofrojmë kompanive që duan të zgjerojnë kapacitetet e tyre, kryesisht për kapanone dhe për linja prodhimi”, u shpreh ai.

Bashkia e Tiranës pritet që të jenë një operator i rëndësishëm ekonomik edhe në fushën e energjisë, një nismë që synon të nxisë edhe shumë prej projekteve të tjera si transporti publik elektrik.

“Duam të vazhdojmë të jemi operator aktiv ekonomik edhe në fusha të tjera, siç është fusha energjetike. Bashkia ka një hidrocentral, duam të shfrytëzojmë ujëmbledhësin e Bovillës për ta kthyer jo vetëm si një vend nga ku marrim ujin, por edhe si një vend ku me panele solare, pluskuese, mund të marrim edhe energji elektrike, që pastaj të subvencionojmë transportin elektrik në Tiranë, me autobusët apo taksitë elektrike që kemi filluar t’i fusim në qytet”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Gjatë kësaj vizite, kryetari i Bashkisë së Tiranës pati një takim  edhe me LI Yong, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO).

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA