Një grua 74-vjeçare indiane mbeti shtatzënë nëpërmjet procedurës së fertilizimit ‘in vitro’ dhe mori titullin e nënës më të vjetër në botë.

E martuar që nga viti 1962, Mangayamma nuk kishte fëmijë, por kur mësoi se një fqinj kishte lindur në moshën 55 vjeç, pasi mbeti shtatzënë me fekondim in vitro, ajo vendosi të provonte fatin e saj dhe iu drejtua mjekëve.

Gruaja, Mangayamma Yaramati tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, 82 vjeç gjithmonë kanë dashur fëmijë por nuk ia kishin dalë deri tani.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë ndjenjën që kam. Këto foshnje më kompletojnë. Tani, asnjë nuk mund të më quajë infertile”, tha ajo.

Një ditë pas lindjes gruaja pësoi një goditje në tru dhe aktualisht po merr trajtim në spital. Binjakët lindën me operacion cezarian.  Në 2016 një tjetër grua indiane, lindi djalë në moshën 70 vjeçare

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA