Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në dhënien e ndihmës ekonomike në Tropojë. Persona të vdekur, të burgosur dhe emigrantë figurojnë në listën e personave që marrin ndihmë ekonomike në Njësinë Administrative Lekbibaj.

Dy vëllezër, njëri në burg e tjetri në kërkim, figurojnë në listën e ndihmës ekonomike. Madje, rezultojnë se edhe kanë firmosur. Fiks Fare siguroi një listë nga kjo Njësi Administrative me 194 emra, ku mes emrave disa janë emigrantë në Kosovë, Maqedoni, Francë dhe Gjermani.

Borderoja mban datën 3 qershor 2019, ku secili emër ka shumën përkatëse të ndihmës, si dhe nënshkrimet. Pavarsisht se kanë firmat në border të afërmit thonë se këto para nuk janë marrë.

Në listë është edhe emri i zonjës Mire Mark Susaj, e cila sipas banorëve të Lekbibajt ka ndërruar jetë muaj me parë.

Por, në dokument rezulton se ka tërhequr para në muajin qershor. Punonjësi i Gjendjes Civile në Lekbibaj thotë se zonja Mire është ç’regjistruar nga Gjendja Civile në datën 1 korrik të vitit 2019.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e fshatit, ku rezulton se zonja Mire ka ndërruar jetë në muajin mars të vitit 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA