E shpallur si regjisorja e vitit në 2014, Lendita Zeqiraj është duke marë aktualisht frytet e punës së saj gjashtë vjecare të filmit “Shpia e Agës”, një bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë dhe Francës.
Pasi suksesit të dukshëm të filmit të saj me metrazh të shkurtër “Gardhi”, që u kualifikua edhe në listën e OSCAR, tashmë Zeqiraj e ka shpërnadë në më shumë se 30 festivale krijimin e saj të fundit, “Shpia e Agës”.
Heroi Aga, është duke u rritur në një mjedis të pazakonte rrethuar nga e ëma dhe katër gra të tjera që vuajnë pasojat e luftës. Duke kërkuar gjithmonë për figurën e të atit këtu lind konflikti në histori.
Lenditë së shpejti do të mirëpresim filmin tënd “Shpia e Agës” në Shqipëri. Më datën 25. Pasi pati premierën kryesore dhe botërore në Ceki, në Festivalin e Karlovy Vary-t. Është në film i xhiruar me skena të gjata. Është një zgjedhje e qëllimshme?
“Ky është në njëfarë mënyre stili që kam në filmat e mi. Fakti që janë të zgjatura qëllimisht është e tillë. Ka mundësi të duken të mërzitshme ndoshta, por më vonë emocioni është ai që do të lundrojë në vazhdimësi, në kontuinitetin e filmit”, thotë Lendita Zeqiraj, regjisore.
Ky nuk mund të themi që është një film që i kushtohet luftës, megjithatë personazhet e përfshirë në të vuajnë pasojat e luftës. Ishte qëllimi yt të shkruaje një film të tillë, tërheqëse për audiencat botërore, apo doje thjesht të tregoje një histori njerëzore?
“Çështjet që filmi shpalos i takojnë ditëve të sotme në Kosovë. Me problemet e shoqërsië, mentalitetin që kemi. Përkundër krejt kësaj prapë së prapë filmi në botë u prit ndo9shta mund të them njëlloj si edhe këtu. Sepse për ta ishte një histori njerëzore”, shprehet regjizorja.
Nga pikëpamja e një gruaje që shkruan për gratë, mendon se diçka mund të ishte bërë ndryshe?
“Për momentin, në “Shtëpi-në e Agës” unë nuk do të kisha ndërruar diçka. Nuk ka pasur vend për ndonjë përmirësim, sepse vetëm me skenarin kam qëndruar katër vite gati”, thotë ajo.
Jetona Koçibelli
Top Channel